Edhe deri më tani diaspora jonë pati të drejtë opsionale të votimit – të votojë përmes PDK-ve, ku gjendjet, apo brenda vendit. Nëse e shfrytëzon të drejtën dhe regjistrohet me kohë, në pajtim me Kodin zgjedhor, të votojë në diasporë, do të votojë atje, ndërkaq nëse nuk regjistrohet, i mbetet e drejta të votojë brenda vendit, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev.
Kjo, sipas tij, kursesi nuk do të ndikojë ndaj procesit zgjedhor, përkatësisht në zbatimin e regjistrimit në vend.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp me ministrin e Financave, Fatmir Besimi në Qeveri, Zaev përsëriti se për reformat në arsim është i domosdoshëm një debat, në mënyrë që të miratohen, siç tha, zgjidhjet më të mira.
“Besoj se nga debati do të nxirret maksimumi, dëgjojnë edhe ministrja Carovska edhe unë edhe Qeveria edhe i tërë ekipi. Ndaj tërë procesit duhet të shihet si ndaj nevojës praktike në shtet. Reformat na duhen të gjithëve, nëse jemi konstruktivë, do të miratohen zgjidhjet më të mira”, potencoi Zaev.
Edhe në pyetjen nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri edhe njëherë tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Zgjedhje të parakohshme, tha Zaev, nuk do të ndryshojnë asgjë, vetëm do të humbin gjashtë muaj shtesë për qytetarët dhe shtetin.
“Kemi shumicë prej 62 deputetëve. Do të ketë zgjedhje në vitin 2024, por të rregullta, siç e kam dhanë fjalën. Deri atëherë t’i përveshim mëngët dhe ta punojmë pjesën tonë për qytetarët për të cilët ekzistojnë. Dhe nëse i përsërisim zgjedhjet, anketat e deritanishme tregojnë se kjo nuk do të ndryshojë shumë në Parlament, vetëm do t’ua humbim qytetarëve gjashtë muaj”, nënvizoi Zaev.
