Arrestohet një banor i Vevçanit për kërcënime me vrasje

TË FUNDIT

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë” dhe “përhapje e materialit racist dhe ksenofob përmes sistemit kompjuterik”, më 4 janar 2020, nëpunësit e policisë nga SPB Strugë arrestuan G. P. (45) nga Vevçani, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ai, në profilin e tij në Fejsbuk, si dhe në disa portale elektronike, publikoi videoklip me përmbajtje kërcënuese, promovoi dhe nxiti urrejtjen, diskriminimin dhe dhunën ndaj personave të tjerë”, informon MPB.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, bazuar në urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake, siç u theksua nga Ministria e Brendshme, u gjet dhe u konfiskua një laptop, kompjuter dhe sende të tjera në lidhje me krimin. Pas dokumentimit të plotë, kundër tij do të ngrihet akuzë përkatëse.