Rekord në bibliotekën e Tetovës, një lexuese e rregullt ka lexuar 42 libra

TË FUNDIT

Institucioni kombëtar “Biblioteka Koço Racin” nga Tetova me lëvdata dhe dhurata shpërbleu 14 lexues të cilët këtë vit ishin më të rregullt mes të gjithë anëtarëve. Për shkak të pandemisë  nuk ishte mbajtur manifestimi, ndërsa  të shpërblyerit  individualisht janë thirrur.

“Janë shpërblyer 14 lexuesit më të rregullt, tetë nga  pjesa për të rritur dhe gjashtë nga pjesa për fëmijë. Morën libra, çanta, kapela dhe gota me llogo  të bibliotekës dhe lëvdata. Sipas evidencës kemi  lexuese e cila ka marrë madje 42 libra për tërë vitin,  edhe pse nga marsi deri në qershor nuk ka punuar  biblioteka”, ka informuar Njomza Imeri Ismaili, drejtoreshë e bibliotekës “Koço Racin” nga Tetova.

Biblioteka e cila  nuk ka punuar katër muaj këtë vit për shkak të pandemisë  megjithatë shënon rritje të numrit të lexuesve  dhe pse nuk  janë huazuar libra.

Biblioteka e vazhdoi edhe anëtarësimin e të gjithë anëtarëve për ato katër muaj.