Raund i ri i bisedimeve Bruksel – Londër

TË FUNDIT

Raundi i shtatë i bisedimeve midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e tyre të ardhshme fillon sot në Bruksel.

Bisedimet do të vazhdojnë deri më 21 gusht dhe duhet të zgjidhen çështjet e ngelura të pazgjedhura që i pengojnë palët të arrijnë marrëveshje përfundimtare.

Britania e Madhe u tërhoq nga blloku më 31 janar, duke e përfunduar procesin pas referendumit për bregzit në qershor 2016.

Deri më 31 dhjetor kur është fundi i periudhës së tranzicionit shteti duhet të negociojë me BE-në dhe me partnerët e tjerë për të siguruar marrëveshje tregtare dhe bashkëpunim.