Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e nënshkroi Aktvendimin për caktimin e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-Seanca konstitutive do të mbahet më 04.08.2020 (e martë), me fillim në ora 12. Për shkak të gjendjes së re të krijuar me pandeminë Covid-19 dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, seanca konstitutive do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve që janë përcaktuar në koordinim paraprak me kryetarin e
Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, d-r Zharko Karaxhovski, që të zvogëlohet rreziku nga përhapja eventuale e infektimit nga korona virusi.
Mysafirët e ftuar në seancën konstitutive të Kuvendit janë:
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Ish Presidentë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Ish Kryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
