Zyberi takon punëtorët mjekësor: Sektori i infermierisë s’do ketë pagë më të ulët se 600 euro

TË FUNDIT

Kandidati për kryeministër shqiptar, Naser Zyberi është takuar me punëtorët mjekësor. Në sheshin “Skënderbeu” u premtoi se, me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, sektori i infermierisë nuk do të ketë pagë më të ulët se 600 euro.

Premtoi edhe përmirësim të kushteve në sektoret tjera të shëndetësisë, pasi siç tha epidemia me Kovid-19 ka bërë që këto sektore të mbeten pas dore.

“Premtoj se do të bëj çmos që të rriten pagat e tyre, të rriten të ardhurat e tyre, që sektori i infermierisë të mos ketë pagë më të ulët se 600 euro. T’i shpalosim idetë tona për rrjetin e shtëpive të shëndetit, t’ju jap informacion për atë se cilat do të jenë politikat tona shëndetësore në sektorin primar, sekondar dhe terciar”, tha Zyberi, transmeton TV21.