Spasovski: Paralajmërojmë grante për hapje të kompanive private

TË FUNDIT

Bartësi i listës në NJZ 2 dhe kryeministri Oliver Spasovski sot kërkoi një mandat nga qytetarët për një ekonomi të shpejtë të
zhvillimit e cila, siç tha, sjell rritje të qëndrueshme ekonomike, paga më të larta dhe shans për të gjithë.

Ai njoftoi 1 miliard investime të huaja, por edhe mbështetje për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

“Paralajmërojmë pagë mesatare prej 34 mijë denarëve ose mbi 550 euro dhe pagë minimale deri në 20 mijë denarë ose mbi 320 euro në katër vitet e ardhshme të mandatit. Paralajmërojmë rritje të pensioneve sipas rritjes së pagave dhe rritje të pensionit më të ulët me 21 për qind. Paralajmërojmë grante deri në 15 mijë euro për të rinjtë dhe grante për hapje të kompanive private. Paralajmërojmë ndihmë më të lartë sociale për 34 mijë familje”, tha Spasovski pas takimeve me banorët e Komunën e Butelit