Sot ushtarët në kazermës Ilinden, i vizitoi ministri i i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, i cili prezantoi projektin e Armatës së RM, “Shtëpia ime e vërtetë”, që për katër vjet qëndroi ‘status kuo’ dhe që sërish u riaktivizua. Ministri Jolevski, tha se kësaj radhe ministria do ta realizojë këtë projekt deri në fund. Nga shumë ndërtime që do të bëhen, banesa e parë do të fillojë të ndërtohet nga fundi i vitit, dhe në fillim të muajit janar, në afërsi të kazermës Ilindien, e cila do të ketë 45 banesa. Ndërsa, ndërtimi do të vazhdojë në përputhshmëri me interesat e pjesëtarëve të ARM-së.
“Në fund të dhjetorit ose kah gjysma e janarit, do të fillojmë me ndërtimin e ndërtesës së parë. Jemi në fazën e marrjes së lejes ndërtimore nga komuna e Karposhit dhe kjo mund të ndodhë gjatë javës së ardhshme. Jemi në proces të zgjedhjes së bankës, e cila do ta financojë ndërtimin dhe gjithashtu i informuam se cilat janë kushtet për të aplikuar për mundësinë e blerjes së një banese përmes këtij projekti”, deklaroi ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski
Ministria do t’i mbulojë shpenzimet për vendin, projektin dhe shërbimet komunale të qytetit të Shkupit dhe komunës Karposh. Në rrjedhë është përgatitja për shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e ofruesit më të mirë, firmës së ndërtimtarisë dhe në mënyrë paralele shkon dhe shpallja për blerje të banesës me posedim personal. Kur do të përfundojë ndërtimi, do të bëhet marrëveshje për shitblerje, ndërsa pjesëtarët e ARM-së, do të duhet të paguajnë 30 % nga vlera e banesës.
