Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka pritur me nderime të larta ushtarake nga garda e nderit e FSK-së, presidentin e Austrisë Heinz Fischer.
Në këtë takim të dy homologët kanë biseduar në çështjet dhe fushën e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Presidenti austriak ka deklaruara se Kosova është një çështje e rëndësishme për tërë Evropën. Kurse, presidentja Jahjaga ka deklaruar se ardhmja e investitorëve austriakë në Kosovë është një nderë i veçantë për vendin.
Homologët gjithashtu biseduan edhe për normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve.
“Historia e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona është dëshmi për liri paqe dhe mirëkuptim, jemi thellësisht të nderuar për ardhjen e 25 investitorëve austriak në Kosovë. Ne presim që ta përparojmë edhe procesin e liberalizimit të vizave. Si një shtet i ri në Evropë, po dëshmojmë për ruajtje të stabilitetit.
