Pas protestave të nxënësve, ministri Ademi premton vetëm debat

TË FUNDIT

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme do të vazhdojë protestat në rast se nuk ndodhin ndryshimet rreth testimit ekstern dhe modelit të maturës shtetërore.

Protestat u mbajtën dje dhe pardje në Shkup dhe Kumanovë , ku nxënësit e shkollave të mesme parashtruan kërkesat e tyre. Ata insistojnë që të jenë pjesë e përpilimit të modelit të ri për testimin ekstern dhe modelit të ri të matures shtetërore.

E ndërkohë, sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi  iu përgjigj Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme dhe kërkesave të tyre. Ai deklaroi se tani për tani pritet të hapet debat gjithëpërfshirës për një koncept të ri të testimit ekstern.“Deri më tani ende nuk është hapur debat për vlerësimin ekstern flas për debat publik dhe po përpilohet një koncept i cili do të bazohet në kërkesat e deritanishme të palëve të tanguara dhe në momentin kur do të hapet debati do të kyqen të gjith apalët duke inkuadruar edhe nxënësit të cilët protestuan”, theksoi Ademi.

Koncepti i ri i testimit ekstern duhet të jetë i gatshëm për dy muaj, sepse në janar, për herë të parë maturantët do të përfshihen në testim.

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme paralajmëroi se në rast se nuk do plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë gjatë tërë vitit shkollor, duke mos përjashtuar edhe ngritjen e tendave para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Zimer Jashari