KËRKOHET SHKARKIMI I SHEKERINSKËS, MB: DO TË RRISIM RROGAT E USHTARËVE

TË FUNDIT

Për shkak të kushteve katastrofale infrastrukturore , mungesës së uniformave, ushqimit jo kualitativ dhe shumë problemeve tjera sindikata për mbrojtje dhe siguri ka kërkuar që ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska të japë dorëheqje të pa revokueshme. Njëzëri ata kanë ftuar kryeministrin që të përdorë fshesën dhe ta Radmilla Shekerinskën. Nga kjo pres konferencë ata kërkuan edhe rritjen e rrogave për 10%, për ushtarët profesional, pasi që sipas tyre vetëm në 2019 nga Ministrja e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut janë larguar 250 deri në 300 anëtarë.

“Zonjë ministre e mbrojtjes sindikata për mbrojtje dhe siguri ju fton që të tregoni sinqeritet dhe të pranoni përgjegjësinë tuaj personale për gjendjen katastrofale në ARM dhe Ministrinë  e Mbrojtjes. Për shkak të paaftësive tua për menaxhim të suksesshëm të proceseve të jepni dorëheqje të parevokueshme dhe së bashku me ju t’i merrni edhe ardhacakët në Ministrinë e Mbrojtjes të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen dhe menjëherë t’i lëshojnë pozitat dhe në vend të tyre të vijnë profesionistë. E ftojmë kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev,  që në kuadër operacionit të emëruar “Fshesa” ta ndryshojë zonjën Shekerinska dhe të propozojë për ministër të mbrojtjes një person I cili është profesionist I vërtetë”, theksoi Risto Ajtov kryetar i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri.

Pas press konferencës së SMS ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes. Nëpërmes një komunikate për media ata thonë se në kazemrat e armatës nuk është investuar fare në 10-të vitet e fundit e këtë gjë Ajtov e din mirë.

“Vitin e kaluar u rritën rrogat e ushtarëve për 10%, këtë vit do të rriten edhe për 5%, i furnizon ushtarët me çizme, e cila është një ndër detyrat themelore dhe e cila kohën e kaluar ishte lënë pas dore.  Në vitin 2018 janë nënshkruar 24 marrveshje kornizë dhe janë nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e objekteve të Ministrisë së punëve të brendshme dhe ARM-së dhe vazhdimisht janë kryer rikonstruime të kazermave”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Për fshesën, ndryshimin e udhëheqësve të dikastereve, kryeministri Zoran Zaev ka folur dit më parë. Ai në daljen para mediave deklaroi se i din të gjith zëvendësuesit udhëheqësve aktual të institucioneve. Ajo që për momentin veç më dihet është se nga Ministria e Bujqësisë do të largohet ministri, Ljubço Nikollovski.

Përgatiti: Mevludin Imeri