Prokurorja Speciale, Katica Janeva do të qëndrojë në krye të PPS-së deri në përfundimin e mandatit, i cili i skadon më 15 shtator të këtij vit. Por, nëse partitë politike arrijnë marrëveshje dhe sjellin ligj të ri, ajo tha se edhe pas skadimit të mandatit, do të vazhdojë të qëndron në krye të Prokurorisë speciale.
“Mandati im skadon në shtator, kjo sipas Ligjit për Prokurori Publike. Por nëse do të sillet një ligj i ri mua nuk më skadon mandati më 15 shtator. Por nëse shkoj në rizgjedhje vendi im është një gjë normale dhe e drejtë demokratike në do shtet. Unë prapë do të konkuroj të jem prokuroe speciale.Do të qëndroj deri në fund deri sa të mund të jem prokuror special, jo pse dua por sepse vlerësoj se e meritoj që të jem në krye të këtij institucioni”, u shpreh Prokurorja Speciale, Katica Janeva.
Deri tani asnjë rast të cilin e ka ngritur PPS nuk ka epilog përfundimtar, ndërsa për këtë Janeva tha se faji duhet të kërkohet tek gjykatat.
“Për epilog për lëndët përgjegjësi duhet të kërkohet nga gjykatat. Të gjithë lëndët të cilët janë të gjykuara tona janë të dorëzuara më 1 korrik 2017. Prej atëherë kanë kaluar dy vite. Kemi edhe propozime të prokurorisë nga 15 shtator 2016 të cilët ende nuk kanë vednime të shkallës së parë. Fajin për këtë duhet ta kërkoni në gjykatat”, potencoi Katica Janeva, Prokurore Speciale.
E pushteti dhe opozita ende nuk po arrijnë të dakordohen për ligjin për prokurorinë publike.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se partitë duhet që në kohë sa më të shkurtë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ai tha se në qoftë se nuk arrijnë partitë politike të merren vesh atëherë do të bisedojnë me deputet dhe në parlament të marrin 2/3 e votave.
“Afatet janë publike. Janë dy afate njëri është i pëlqyeshëm tjetri është i domosdoshëm. I parapëlqyeri është afati para publikimit të raportit që do të thotë në fund të këtij muaji. Kurse i domosdoshmi është vendimi i këshillit në mes të qershorit. Brenda këtyre muajve partitë politike duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur një konsensus”, theksoi zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Dallimet kryesore mes pushtetit dhe opozitës mbeten statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PPS-së, fati i procedurave të hapura dhe përdorimi i dëshmive të grumbulluara deri më tani përfshirë këtu edhe bisedat e përgjuara. Mosmarrëveshjet më të mëdha mbeten rreth nenit 105, ne te cilin përcaktohet fati i proceseve të hapura pas qershorit të citit 2017, për çka VMRO-DPMNE kërkon të mbyllen.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
