Befason Besart Halimi: Kam blerë klikime

TË FUNDIT

Këngëtari tregon përvojën e hidhur të pazarit me klikime
Këngëtari i njohur, Besart Halimi sot ishte mysafir në emisionin “Një kafe prej shpisë” i cili foli edhe për çështjen e blerjës së klikimeve në “Youtube”.
Ai tha se zhanri që e bëjnë ata në përgjithësi ka më pak klikime në “Youtube”.
Lidhur me këtë 31 vjeçari tregoi përvojën e tij të hidhur me pazarin e klikimeve duke thënë se nuk do ta bëjë më, shkruan rtv21.tv.
“Kam provu me ble edhe nuk kam ditë, edhe qato që i kam ble m’i kanë minusu. Hera e parë që kam provu me ble është në një kangë ma heret edhe ato m’i kanë minusu edhe aty kam hup edhe kam thanë që nuk ble mo kurrë”, tha ai duke shtuar se në asnjë këngë nuk ka klikime të blera.

Më 28 qershor Besart Halimi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Burakun dhe grupin Fama. “Merrma ti zemrën”, titullohet kënga e cila është shoqëruar edhe me videoklip./21Media
.