Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda 30 sekondash. Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë.
Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.
Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon, duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat.
Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital. Por, mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.
Ndaj pyeti stafin: “Ka ndonjë mënyrë për tu martuar tani?” Dhe mjekët i thanë: “Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash.”
Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardo për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.
Ndërsa, Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë.
Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas, raporton oranews.

.
