Shpërthimi ndodhi pas orës 16:30
Të paktën 12 persona janë plagosur në një shpërthim që dyshohet se ka ndodhur nga gazi në mes të dy ndërtesave të banimit në Vjenë të Austrisë.
Disa kate të ndërtesës janë shembur, duke lënë një vrimë tre ose katër kate të larta në pjesën e përparme të ndërtesës.
Policia e Vjenës tha se të paktën dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa 10 të tjerë vuajnë lëndime të lehta trupore, transmeton rtv21.tv.
Ishte e paqartë se në këtë shpërthim a janë përfshira të dy ndërtesat, pasi që rruga ishte e mbushur me pluhur dhe pjesë të ndërtesave.
Policia ka thënë që shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16:30. Policia tha se rrënimi i pjesshëm i disa kateve u zhvillua në dy ndërtesa në rrethin e katërt të kryeqytetit austriak, i cili kufizohet me qendrën e qytetit./21Media


The post Eksplodim masiv i gazit në Vjenë, 12 të lënduar appeared first on RTV21.
