Zjarr në ndërtesë banesore në Gjevgjeli, nuk ka të lënduar dhe viktima

TË FUNDIT

Në orët e pasdites, sot në Gjevgjeli te vendi i quajtur Suva Reka, një ndertës banesore është kapluar nga zjarri për, deri më tani, arsye të panjohura. Menjëherë në terren kanë intervenuar ekipet e Zjarrfikësve të Gjevgjelisë dhe ekipe të policisë. Sipas informatave të para deri te të cilat arriti TV21, janë djegur gjashtë banesa dhe kulmi i ndërtesës. Banorët që kanë qenë në rrezik, menjëherë janë evakuuar, nuk ka të lënduar dhe viktima.