Pushimi mjekësor i Janevës, është nënshkruar nga bashkëshortja e një të punësuari në PPS

TË FUNDIT

Drejtorja e spitalit psikiatrik në Negorci, Luba Cillkova, e ka dhënë pushimin mjekësor për prokuroren speciale, Katica Janevën, ndërsa bashkëshorti i saj, Metodi Cikllov është i punësuar në PPS. Që të dy kanë origjinë nga Gjevgjelia. Deputeti, Antonio Milloshovski, para dy ditëve në profilin e tij në Facebook publikoi se Janeva ka marrë pushim mjekësor për periudhën kohore prej 16 korrik deri më 15 gusht, në bazë të çrregullimit të konstatuar anksioz. Shefja e PPS-së me dorëheqjen, paralajmëroi largim të njëjtën dit kur u arrestuan Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski për “Reket”. Prokuroria konfirmoi se është marrë edhe raporti nga ekspertiza e celularit të dytë të Janevës, por nuk zbulojnë detaje në interes të hetimit. Përndryshe, për befasi të opinionit, Janeva u paraqit pas mungesës një javore. Tha se është e pastër dhe se ka qenë e keqpërdorur nga Boki 13. Dje për TV21, Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shteriev, konfirmoi se deri te ata Janeva nuk e ka parashtruar dorëheqjen.