Prezantohet emër i ri në Çair, Stojanovski "forcon" mbrojtjen e Shkupit

TË FUNDIT

Filip Stojanovski, është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës së F.C. Shkupit. Kjo pasi që  drejtuesit e klubit kanë vendosur që të forcojnë skuadrën në repartin defanziv, para fillimit të sezonit të ri në radhët e veta ka afruar edhe një futbollist shtesë që e njeh futbollin vendor. Pozita e Stojanovskit është mbrojtës i krahut të djathtë.

Dy palët kanë firmosur kontratë 1 vjeçare, Ndërsa 22 vjeçari pas hedhjes së firmës mbi kontratë pozoi me fanellën bardheblu nën shoqërimin e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për Vardarin,  Apoloninë, Radnickin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin.