Demiral i shqetësuar për të ardhmen e tij
Demiral i shqetësuar për të ardhmen e tij
Manchester United është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.
“Djajtë e Kuq” po mundohen ta transferojnë në ekip qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire, mirëpo nëse kjo gjë dështon atëherë 21-vjeçari është zëvendësimi adekuat.
Demiral nënshkroi për “zonjën e vjetër” për 18 milionë euro, mirëpo është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Torino, pasi vendi në ekipin e parë nuk është i sigurt.
