Nis “fshesa” e eshalonit të tretë, përfshihen mbi 50 drejtorë, zëvendës dhe drejtues të tjerë

TË FUNDIT

Mbi 50 zyrtarë shtetërorë janë në listën që Kryeministri Zoran Zaev do të propozojë për t’i shkarkuar nga postet e tyre.

Në mesin e atyre që do të propozohen për shkarkim janë:

Gajur Kadriu – Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”

Zllate Memedoviq – “Shtëpia e Shëndetit” Shkup

Sasho Vasilevski – Drejtori dhe kryetar i Bordit Drejtues të MEPSO

Valon Bela – drejtori ekonomik i Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës

Bllagoj Lindov – u.d drejtor Inspektoratit shtetëror për Bujqësi

Kiril Petrov – Drejtor i Arkivit të Shtetit

Qahil Ibraimi – Drejtor i Agjencisë për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore ‘MALMED’

Katerina Stavriq – Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve

Kirill Kolemishevski – u.d Drejtor i Bakës për Zhvillim i RMV

Zllatko Graurovski – Drejtor gjeneral EUROKOMPOZIT

Viktoria Arangelova Petrovska – Teatrit të Dramës Shkup ,

Dragan Minovski – Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i ELEM dhe

Irfan Asani –  Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë

Leonora Novakovska –  Shtëpia nacionale për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe muzeut Ohër

Stojanka Izova – Shtëpia për Rehabilitim Banja Bansko

Vullnet Ademi – Drejtor Agjencia për Investime të Huaja

Dragan Minovski / Ivan Tërpevski  – Drejtorë në SH.A për prodhim të rrymës Elektranat e RMV-së

Goran Nikollozski / Arif Asani – Drejtor dhe zv.drejtor në drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim

Gazmend Rristemi – zv.drejtor Agjencia për Rini dhe Sport

Abdulkadër Isaku – U.d Drejtor  për siguri në sistemin hekurudhor

Iljami Iseni – Drejtor në shërbimin për sistem informatik

Hilmi Gashi – Drejtoria e Farërave

Asip Useini – zv.drejtor në drejtorinë për zhvillim teknologjik

Bardhyl Nasufi – Drejtor Byroja për Furnizime Publike

Pandorka Nastova – u.s Drejtoreshë drejtoria për marrëdhënie pronësore-juridike- Veles

Natasha Stojanoviq – Drejtoreshë  Shtëpia për Punë Sociale Shkup

Mene Karaxhovska – Drejtoreshë Shtëpia nacionale për kulturë “Marko Cepenkov” – Prilep

Zllatko Kofillovski – Drejtor Doganat Shkup

Pjesë e listës janë edhe kuadro të RDK-së e cila ditë më parë lëshoi koaliconin qeverisës.

Në mesin e tyre janë edhe drejtues që janë shkarkuar ose dorëhequr paraprakisht, si Valon Bela – drejtori ekonomik i Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Katerina Stavriq Drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve.

Lista e atyre që do të propozohen për shkarkim vazhdon me drejtues të tjerë  institucionesh, udhëheqës dhe anëtarë të bordeve të ndryshme.

Tek disa Zaev thotë se ka parë suksese në disa segmente por edhe dështime në nivele tjera, andaj arsyet e shkarkimeve janë të ndryshme.

“Arsyet janë të shumanshme, për ato që janë thënë në publik por edhe praktike, për mosrealizim të investimeve kapitale, bllokim të disa proceseve, vërejte nga institucionet ndërkombëtare për disa procese, transparenca e pamjaftueshme, për mosrespektimi i vendimeve dhe sugjerimeve të qeverisë, për menaxhim të dobët për stabilizim financiar në institucioneve dhe përforcimi i tyre, kështu që arsyet janë të ndryshme”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Disa prej të shkarkuarve do t’u ofrohen poste të reja lajmëroi Zaev, duke shtuar se pret që këto ndryshime të jenë të shëndetshme për ekzekutivin, ndërsa shpreson që drejtuesit e rinj, me të cilët ende po dialogon, nuk do t’i përsërisin gabimet e të parëve.

Përgatiti: Besir Arifi