Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski dyshohen se kanë marrë 1.5 milion euro për të ndikuar tek një prokuror publik për të lehtësuar pozitën e një personi të tretë. Të dyshuarit dyshohen për marrjen të shpërblimit. Prokurori Publik Ljubomir Joveski theksoi se me dëshmitë e mbledhura deri tash kanë hapur procedurë kundër dy personave për vepra penale, marrje të shpërblimit kundër ligjit për ndikim dhe larje parash.
