DORËHIQET JANEVA, “DORËHEQJA AKTIVE DERI SA PARTITË POLITIKE DO TË GJEJNË ZGJIDHJE”

TË FUNDIT

Katica Janeva sot dha dorëheqje nga posti i saj si kryeprokurore e PPS. Në një kumtësë për media Janeva tha se dorëheqja do të jetë aktive deri sa partitë politike do të gjejnë zgjidhje ligjore për fatin e Prokurorisë Specaile Publike dhe të zgjedhin pasardhës në kryeprokurori. Nëpërmjet kumtesës Janeva I falenderoi të gjithë ekipin që ka punuar, qytetarët për besimin. Ajo tha se me nder ka kryer detyrën e saj si prokurore speciale dhe se ka punuar që në vend të sundoj ligji dhe e drejta.