Në konferencë për media drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski zbuloi se janë konfiskuar 16.5 ton cigare dhe 13 ton duhan. Tanasoski tha se konfiskimet janë bërë gjatë muajit maj dhe qershor, por opinionin njoftohet tani për shkak të hetimeve dhe parashtrimit të padive.
Siç bëri të ditur drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski, në pikën kufitare Tabanoc që lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë nga data 24 deri më datë 28 maj janë konfiskuar mbi 1.100 pako cigare që peshonin gjithsej 16.5 ton. Ndërkaq më datë 16 qershor në pikën kufitare Bogorodicë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është konfiskuar 13 ton në formë të fletëve.
