QENDRAT PËR TRAJNIM PROFESIONAL, ADEMI: MJETET JANË SIGURUAR, KËTË VIT FILLOJNË PROCEDURAT

TË FUNDIT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se që nga marrja e mandatit rëndësi të veçantë i ka kushtuar arsimit profesional.

“Diskutojmë për arsimin e mesëm profesional si dhe për trajnime. Gjithashtu të prezantojmë para opinionit themelimin e tre FET qendrave, qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim, të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve tanë të cilët janë të interesuar për të arritur një shkallë të caktuar të kualifikimit dhe rikualifikimit”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ministri tha se mjetet janë siguruar dhe se këtë vit pritet fillimi i procedurave për krijimin e qendrave.

Julian Stenly nga Qendra Evropiane për Trajnim tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe për atë tashmë gjysmë viti po e mbështesin Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Punë e rëndësishme është që t’i zhvillojmë qendrat për trajnim rajonal. Qendra për Trajnime Evropiane mbështet Ministrinë e Arsimit tashmë gjysmë viti për zhvillimin e kësaj ideje. Ne këto qendra i shohim si mundësi e rëndësishme dhe e madhe për të përmirësuar kualitetin e arsimit dhe drejtimeve profesionale në rajon”, tha Julian Stenly nga Qendra Evropiane për Trajnime.

Përpos kësaj, në debat u bisedua edhe për politikat arsimore. Sipas asaj që u tha, qendrat rajonale do të hapen në rajonin e Pollogut, rajonin veri-lindor dhe atë jug- perëndimor. Kur jemi tek shkollarët e mesëm të njëjtin gjatë javës që lam pas, i janë nënshtruar testeve të maturës shtetërore. Pas shpalljes së rezultateve, ata kanë lëshuar shumë kritika për lëndë të caktuara por ministri Arbër Ademi tha se për këto gjëra po kupton nga vetë mediat.