Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka vendosur që çmimet e benzinave të sjtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli të lirohet për gjysmë denarë.
Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 69 denarë për litër, Eurosuper BS-98, do të shitet 71 denarë për litër. Një litër dizel do të shitet për 61 denarë, ndërsa çmimi i Vajit Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 50.50 denarë për litër.
