Fansat kërkojnë një bashkëpunim mes Erës dhe Elvanës

TË FUNDIT

Elvana në përgatitje të projektit të ri
Më 4 korrik, këngëtarja e mirënjohur, Era Istrefi, festoi ditëlindjen. Kjo ditëlindje ishte edhe më e veçantë, sepse festoi pranë fansave të saj, në koncert në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.
Ajo publikoi disa video nga befasia që i bëri asaj publiku, ndër tjerash edhe një video me Elvana Gjatën. Kur jemi te kjo e fundit, ajo dje publikoi një fotografi, përmes së cilës njoftoi se po sjellë një befasi për fansat.
“Kam një surprizë të vogël për ju”, shkroi artistja, ndërsa Era i la komentin “Uhhh”, shkruan rtv21.tv
Ky koment i Erës ngjalli reagimin e fansave, të cilët kërkuan një bashkëpunim mes dy artisteve.

 

View this post on Instagram

 
Have a little suprise for you …
A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on Jul 5, 2019 at 9:50am PDT

Megjithatë, artistet nuk reaguan në lidhje me këtë. Ato përveç se ndajnë të njejtin profesion, janë edhe mikesha të mira.
“Fustani” mban titullin projekti i fundit i Elvanës, projekt që e publikoi para disa ditësh në bashkëpunim me reperin Capital T dhe mori mbi 5 milionë klikime. Ndërsa, projekti i fundit i Erës është “Sayonara”, bashkëpunimi me reperin rus, Allj./21Media

.