Reja e Afrimit publikoi imazhe të reja nga kanagjeqi

TË FUNDIT

Albertina duket tejet bukur në imazhet e fundit
E fejuara e djalit të këngëtarit të njohur, Afrim Muçiqit, Albertina Krajkova ditët e fundit ishte pjesë e mediave rozë mjaft shumë. Kjo për faktin se e fejuara e Albionit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.
E kur jemi te pamjet, disa imazhe të bukura nga kanagjegji i saj, i organizuar më 30 qershor, Albertina i publikoi pak më parë në instagram, shkruan rtv21.tv
Me veshje të ndryshme dhe gjithnjë duke e buzëqeshur, Albertina duket se ka shkëlqyer në kanagjeqin e saj.

Albion Muçiqi dhe Albertina Krajkova janë fejuar në vitin 2016. Fejesa e çiftit ka bërë bujë në media, pasi në aheng kanë qenë të pranishëm shumë fytyra publike, përfshirë edhe politikanë.
Albertina Krajkova është mbesa e aktorit të ndjerë, Ibrahim Krajkovës, i njohur për publikun si Leci./21Media
.