Kim fitoi 2.7 milionë dollarë

TË FUNDIT

Fitoi betejën ndaj Missguided USA
Kim Kardashian West fitoi 2.7 milionë dollarë apo rreth 2.1 milionë funta nga procesi gjyqësor, pas akuzave që i bëri një kompanie mode për vjedhjen e imazhit.
Kim në muajin shkurt ka ngritur padi gjyqësore ndaj kompanisë Missguided USA, me akuzën që kjo kompani përdori emrin e Kimit, për të shitur veshjet e saj me çmim të ulët. Ajo kërkonte 10 milionë dollarë, por përfundoi me 2.7 milionë. Sidoqoftë, nuk ishte betejë e vështirë, sepse Missguided USA asnjëherë nuk iu përgjigj gjyqit. Madje, Kim ironizoi me këtë kompani, transmeton rtv21.tv

Edhe pse ajo e ka mohuar, shumë njerëz kanë spekuluar se Kardashian po punon me Missguided. Njerëzit mendojnë se s’ka mënyrë tjetër për të vjedhur dizajnet, pa i pasur disa informacione bazike.
Sidoqoftë, kjo kompani nuk ka të drejtë ta përdorë imazhin e Kimit, apo postimet e saj në rrjete sociale, për të promovuar veten./21Media
.