Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore kanë dorëzuar letrën e hapur drejt kancelares gjermane Angela Merkel dhe peticionin e nënshkruar nga ta në Ambasadën e Gjermanisë duke kërkuar që Gjermania t’i ndihmojë vendit që të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Unionin Evropian. Anila Pajaziti përfaqësuesja e studentëve tha se vendi ka edhe shumë reforma për të bërë por është e nevojshme që të njëjtat të mbykqyren nga Bashkimi Evropian.
“Ne kërkojmë që pa hezitim dhe pa vonesë, Maqedonisë së Veriut në tetor t’i përcaktohet datë për fillimin e negociatave. Për ne si qytetarë dhe studentë është shumë e rëndësishme, rinovimi i premtimit të BE-së. Premtim ky që domosdoshmërisht duhet të konkretizohet me hapje të negociatave për të mos ngelur premtim bosh. Pa marrë parasysh faktet të cilat ndikuan në shtyerjen e vendimit, ne akoma shpresojmë se Evropa, sfidat me të cilat ajo përballet sot, nuk do t’ia mveshë padrejtësisht zgjërimit”, tha Anila Pajaziti, studente.

