“Ne ishim duke u përgatitur për varrim kur pamë se po lëvizte”
Varri ishte hapur, familja ishte e pranishme dhe trupi do të varrosej. Por një varrim në Indi mori kthesë të papritur kur njeriu i vdekur ka filluar të lëvizë.
Të pranishmit në varrimin e Muhammed Furqanit vështruan me habi pasi e kuptuan se i dashuri i tyre i deklaruar i vdekur nga mjekët – ishte ende i gjallë, transmeton rtv21.tv.
20-vjeçarin u nxituan përsëri në spital dhe vendosën në një ventilator.
Raportohet se Furqan, i cili ka qenë i pavetëdijshëm që nga një aksident më 21 qershor, u shpall i vdekur të hënën pasi familja e tij i tha një spitali privat të paidentifikuar që kujdesi për atë është i papërballueshëm pasi që nuk kishin para për të paguar faturat e tij.
Vëllai më i vjetër Mohammad Irfan tha se familja ishte lënë e traumatizuar nga emocionet.
“Jemi të shkatërruar, po përgatiteshim për varrimin e tij kur disa prej nesh e panë lëvizjen në gjymtyrët e tij. Ne menjëherë e dërguam Furqanin në spitalin ku mjekët thanë se ishte gjallë”, tha ai.
“Ne kishim paguar spitalin privat më herët dhe kur u kemi thënë atyre se kemi mbetur pa para, ata e kishin shpallur të vdekur Furqanin”, u shpreh tutje ai.
Narendra Agarwal, zyrtari kryesor mjekësor në Lucknow, tha se çështja do të shqyrtohet./21Media
.
