Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet për familjen Ismaili, miqtë dhe sportdashësit, pas gjetjes së trupit të pa jetë të Florijana Ismailit.
“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ngushëllime për familjen Ismaili ka shprehur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli shpreh ngushëllime për familjen e Florijana Ismailit
Trupi i pajetë i futbollistes, Florijana Ismaili është gjetur nga zjarrfikësit dhe zhytësit, ka raportuar mediumi italian Corriere di Ciomo.
Ky medium, ka raportuar se trupi i Florijanës është gjetur në thellësi Liqenit Como (204 metra), jo shumë larg nga pika ku vajza e re u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso.
Florijana 24 vjeçare, ishte kapitene e ekipit Young Boys dhe përfaqësuese e Kombëtarës së Zvicrës./21Media
