Nga nëntori do të ripërtërihen, pyjet e djegura të Velesit

TË FUNDIT

Disa ditë pasi që zjarri dogji rreth 450 hektar pyll në Veles, filluan përgatitjet për pastrim të hapësirës dhe për ripërtëritje të pyjeve. Është planifikuar të mbjellën drunj të ri në 200 hektar ku ka pasur pishë të zezë, e cila është djegur tërësisht. Aksioni do të filloj në fillim të nëntorit, ndërsa faza e dit e ripërtëritjes së pyllit do të jetë në pranverë. Zjarri i të hënës pas vete la dëm të madh në vlerë prej mbi 60 milion denarëve, ku u dogj pyll i vjetër gjysmë shekulli.