Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot bëri të ditur se pala kosovare nuk ka implementuar masat e standardit të peshkut. Bekteshi shtoi se pala kosovare deri te premten më së voni deri në fillim të kësaj jave është dashur të dorëzojë dokumentacionin e duhur gjë e cila deri më tani nuk e kanë dorëzuar. Ai shtoi se në momentin që do të arrijë dokumentacioni i duhur me siguri do të heqim dorë nda barrierat sa i përket industrisë së peshkut.
“Pas takimit me anën kosovare ne u dakorduam që ato deri ditën e premte më së voni në fillim të kësaj jave të dorëzojnë dokumentacionin e duhur, informatën të cilën e kam unë për momentin ato nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion të cilën më lenë të dyshoj se ato nuk i implementojnë masat apo standardet të cilat dalin posaçërisht në industrinë e peshkut për shkak se nëse do t’i kishin implementuar ato menjëherë do t’i kishin dorëzuar autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pra me arritjen e dokumentacionit të duhur ne me siguri do të heqim dorë nga barrierat sa i përket industrisë së peshkut, por ne presim anën kosovare që të dorëzojë dokumentacionin”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
