Dje rreth orës 17:00 nga nëpunësit policorë të Sektorit për Punë te Brendshme Tetovë në rrugën “Ilindenska” janë zbuluar tre thasë me marijuhanë me peshë të përgjithshme rreth 20 kilogram.
Thasët e marijuhanës janë zbuluar gjatë kontrollit në automjetin motorik për udhëtim “Mercedes” me targa të Shkupit. Automjeti është drejtuar nga 21 vjeçari me inicialet A.D nga Dibra si dhe bashkudhëtar ka qenë 27 vjeçari me inicialet SH.P po ashtu nga Dibra.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtojnë se gjatë kontrollit të tyre dhe automjetit, pas ulëses së pasme dhe bagazhit janë zbuluar tre thasë me marijuhanë me peshë të përgjithshme prej rreth 20 kilogramë të cilat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë.
21 vjeçari A.D dhe bashkudhëtari i tij SH.P 27 vjeç janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policorë në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës me parashtresë adekuate do të nxirren para gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore-Tetovë.
