Mot i keq në Poloni, ka viktima dhe të lënduar

TË FUNDIT

Disa persona humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në Poloni nga moti i lig që sot përfshiu vargmalet Tatri në kufi me Sllovakinë. Ekipet e shpëtimit do të nisen nga maja Gevont,  ku një grup me turistë, midis të cilëve ka edhe fëmijë, ishin  goditur nga rrufeja, publikuan mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit me helikopter do të transferohen në majën malore.