Protesta në Hong Kong, mbështetje edhe nga mësimdhënësit

TË FUNDIT

Në Hong Kong vazhdojnë protestat kundër autoriteteve, të afërmve deri te Pekini zyrtar, të cilëve në shenjë mbështetje ndaj demonstruesve u përfshinë edhe mësimdhënësit.

Ata nga Qeveria kërkojnë të përgjigjet në kërkesat nga demontruesit dhe të ndalojë të shërbejë, si pohojnë, me dhunë plicore për dëbimin e pjesëmarrësve në protestë.

Demonstruesit të cilët e mbushën sheshin kryesor në qarkun financiar, mbanin transparente në të cilat shkruante “Mbrojeni gjeneratën e ardhshme”.

Kjo është java e dhjetë siç po mbahen protesta në Hong Kong, të cilat nuk tregojnë shenja të uljes së masovitetit. Këtë fundjavë është planifikuar të mbahen disa tubime dhe të paktën një marsh.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e liderit të qytetit, zgjedhje demokratike dhe hetim të pavarur për shkak të përdorimit të forcës policore.