Bundestagu gjerman me 476 vota “për” 122 kunder dhe 16 vota abstenuese i dha dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, raporton TV21.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me ftesë të kryetarit të Parlamentit gjerman Volfgang Shojble e ndoqi nga afër procesin e votimit.
Menjëherë pas votimit, Osmani përmes Facebookut falemderoi Gjermaninë për këtë vendim me fjalët “Danke Deutchland”
Edhe komisioneri për zgjerim Johanes Han ka përshëndetur vendimin gjerman. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi: “Njohja e progresit konkret është çelësi si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së”./TV21
