Franca ende pa qëndrim për bisedimet, Gjermania këmbëngul!

TË FUNDIT

Pritet që sonte Finlanda të sjellë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Burimet qeveritare tregojnë se ky shtet mund të vendosë për fillim negociatash por me kërkesën që të ketë metodologji të re përshkallëzuese, gjë që pritet të diskutohet sonte, mëson TV21.

Ndërkaq Franca ende është pa qëndrim nëse duhet ose jo që Maqedonisë së Veriut t’i jepet datë për nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Burime qeveritare bëjnë të ditur se Gjermania po intervenon që në dhjetor 2019 të nisin negociatat, megjithatë Franca nuk është e kënaqur me procesin negociues dhe kërkon që procesi të jetë shkallë-shkallë ndërsa Komisioni të propozojë metodologji për bisedimet. Të gjitha shtetet anëtare e kundërshtojnë qëndimin e Francës, përveç Holandës e cila rri me rezerva, mëson TV21 nga burime qeveritare.