Pas raportimit të TV21, pronari i lavazhit e në Seravë të Çairit ktheu murin e shkollës në gjendjen e mëparshme! Ai më herët e kishte shembur murin rrethues të shkollës fillore “Adem Jashari” për të zhvilluar veprimtarin e tij të biznesit. Tani pas një muaji dhe pas premtimit që dha në TV21, murin rrethues të shkollës e ka kthyer në gjendjen e mëparshme.
Ai u arsyetua se murin e ka shembur për shkak që të mos i pengoj nxënësit e shkollës me veprimtarin e tij që e kishte biznes familjar.
