Osmani: Evropa nuk do të lejojë kolapsin e procesit të zgjerimit në tetor

TË FUNDIT

Zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në Samitin e “The Economist” theksoi se pret vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në Samitin e BE-së në tetor. Osmani shtoi se nëse Bashkimi Evropian nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut do ta rrënoj besueshmërin e saj.

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor. Për derisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënoj besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.