Osmani: Zgjedhjet pa kompromis sjellin thellim të krizës politike, që mund të kalojë në krizë institucionale dhe të sigurisë

TË FUNDIT

Zgjedhjet e një anashme janë vetëm thellim i krizës poltike, vlerëson zëvendëskryeministri, njërherazi edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Kërkoi që sot të lihen anash taktikat politike dhe të caktohet një datë e përbashkët për zgjedhje.

“Zgjedhje duhet të ketë. Shteti ka nevojë për stabilitet politik, për parashikueshmëri politike, veçanërisht në kushte kur po ballafaqohemi me vazhdim të pandemisë. Por hyrja e njëanshme në zgjedhje është thellim i krizës politike, rrumbullakësim i qarkut vicioz, nga një krizë shëndetësore, në krizë socio-ekonomike, tani në një krizë politike, e cila pastaj shumë lehtë mund të transformohet në krizë institucionale, bile edhe në krizë të sigurisë. Unë mendoj se duhet të shfrytëzohet kjo ditë, sot, që duke i lënë anash taktikat politike e partiake, që të gjejnë një koncesus për zgjedhje në fillim të korrikut. Mendoj se dallimet janë të vogla ndërmjet partive poltike. Është çështje ditësh dhe nuk guxojmë ta fusim vendin në krizë të thellë politike për shkak të dy-tre ditëve dallim, për të cilën as nuk kam shpjegim logjik se cila do të ishte pesha për njërën ose tjetrën palë, tre ditë më herët ose tre ditë më vonë” tha Osmani.

Ai tregoi se partia e tij nuk e ka problem për datën e zgjedhjeve për të cilën do të merreshin vesh të gjitha partitë. Shtoi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë gjithë kohës është në kontakt me krerët e prative politike dhe me Presidentit, për siç sqaroi Osmani, të treguar seriozitetit e situatës. Zëdhënësi integrist tha se po përpiqen të ndihmojnë dhe inkurajojnë palët për të zgjedhur datë për mbajtjen e zgjedhjeve mes 8 dhe 15 korrikut. Cilado datë mes këtij afati për BDI-në ështe e pranueshme, tha ai./TV21

🔴 [LIVE] Bujar Osmani para gazetarëve

🔴 [LIVE] Bujar Osmani para gazetarëve

Gepostet von TV21 am Sonntag, 14. Juni 2020