Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 95 pacientë të shëruar, nga të cilët 32 janë në Shkup, 38 në Kumanovë, 16 në Prilep, 2 në Tetovë dhe 1 person në Manastir.
Ndërsa në 24 orët e kaluara, si pasoje e Covid-19, dy pacientë kanë humbur jetën, një nga Kumanova dhe një nga Struga.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë bërë 249 testime dhe janë konfirmuar 5 raste të reja të Covid-19, prej të cilëve 2 janë në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep dhe 1 në Tetovë.
Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë është 1.601, numri i pacientëve të shëruar është 947, dhe numri i viktimave është 84.
