94.500 qytetarë janë regjistruar në ditën e parë të Regjistrimit të popullsisë njoftojnë nga Enti për Statistika, ndërsa asnjë amvisëri nuk ka kërkuar që të regjistrohet nga regjistrues të vaksinuar.
“Deri tani nuk kam asnjë informacione se dikush nga qytetarët ka kërkuar regjistrues të vaksinuar ose diçka tjetër. Ajo që e di është se të gjithë regjistruesit tonë janë të obliguar dhe respektojnë në maksimum protokollet anticovid. Duhet të mbajmë llogari për qytetarët tanë por edhe për vete sepse edhe ne jemi njerëz”, tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski.
Intensitet më të madh të regjistrimit pritet të ketë në orët e pasdites thonë nga Enti për Statistika. Regjistruesit sot kanë hasur në probleme me internetin, mirëpo nga Enti siguruar se problemi me internetin do të rregullohet.
“Ne kemi pritur që pas orarit të punës nga ora 15.30 , 16 të fillojmë të rritet intesiteti i regjistrimeve sepse duhet pasur parasysh se është ditë pune. Shpresojmë se që prej atëherë gjithçka të jetë në rregull dhe regjistrimi të vijoje mbarë”, deklaroi Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se do të ketë padi adekuate për qytetarë të cilët nuk pranojnë të regjistrohen.
“Ne si Ministri për Punë të Brendshme, punojmë bashkë me Entin Shtetëror për Statistika, përfaqësues tanë kemi në shtabin që udhëheq me regjistrimin, të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të regjistrohen, sigurisht që do të merren masa dhe do të ketë padi”, u shpreh ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.
Edhe kryeministri Zoran Zaev e konsideron si sukses të jashtëzakonshëm fillimin e regjistrimi në vend.
“Le të jetë kjo inkurajim për të gjithë ne, që në mënyrë të suksesshme ta përfundojmë deri në fund regjistrimin. Besoj se të dhënat do të jenë indikator serioz për politika edhe më të suksesshme të përgjithshme të zhvillimit të vendit tone”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Regjistrimi filloi dje dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Paraprakisht, më 1 mars të këtij viti filloi edhe regjistrimi i diasporës që po ashtu do të zgjasë deri në fund të këtij muaji.
