9 vjet qëndron i pa lëvizshëm!  Nikolla kërkon ndihmë për mjekim  

TË FUNDIT

Ky është Nikolla nga Strumica.

Para 9 vjetëve një aksident me makinë e la atë të pa lëvizshëm.

Tani është 36 vjeçar, por nga ajo ditë e kobshme, ai tani as nuk mund të flas, as nuk mund të ushqehet e as të lëvizë. Nëna e tij thotë se e ka të vështirë ta shohë Nikollën në atë gjendje.

Ajo thotë se Nikolla ishte një djalë ambicioz.

“Dëshira e Nikollës është të jetë i shëndetshëm të martohet, të ketë familje të tijën… por… dëshira nuk ju plotësua. Dëshira e tij u shua, por shpresojmë që sado pak të bëhet më mirë.  Ne si prindër jemi të lumtur që e kemi në jetë” – thotë Mara Novosellska Nëna e Nikollës.

Mara thotë se për shërim duhet të dërgohet në Rusi.

Disa herë me ndihmë të bamirësve kanë shkuar për terapi në Rusi por duhet ende të bëhen terapia tjera thotë nëna e Nikollës.

 “Nga personat human me aq sa munden të më ndihmojnë që të dërgoj djalin deri në Rusi.

Tjetra për ushqime për fatura, ujë dhe rrymë, kemi për këto, mundohet babai i Nikollës, por nuk kemi të holla që ta dërgojmë në Rusi kur ka djali nevojë” – thotë Mara Novosellska Nëna e Nikollës.

 Babai i Nikollës është bujk. Derisa ne ishim aty ai ndodhej në ara duke punuar.

Ndihmë sociale dhe përkujdes social kjo familje merr 11 mijë denarë, por nuk po i dalin për shërimin e djalit dhe as për ushqimin të cilin e ka të posaçëm.

Terapia e radhës e Nikollës në Rusi kushton afër 20 mijë euro. Nëna e tij kërkon nga bamirësit që ta ndihmojnë që edhe një herë ta sheh djalin e tij të flas dhe të ecë në këmbë.