Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 9 viktima nga Covid-19.
Tri viktima janë nga Prilepi, nga dy viktima janë nga Shkupi dhe Tetova dhe nga një viktimë nga Kumanova dhe Ohri.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, viktimat janë të moshës prej 54 deri në 87 vjeç.
Nga atje kanë njoftuar, se numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 nga fillimi i pandemisë është 97.101, ndërkaq betejën me virusin e kanë fituar 87.960 persona. Nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 2.998 viktima, ndërkaq raste aktive janë 6.143./TV21
