9 të vdekur dhe 90 raste të reja nga Covid-19! Edhe Kozle filloi të pranojë pacientë

TË FUNDIT

Nëntë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 90 raste të reja me koronavirus janë regjsitruar sot nga

665 testet e realizuara. Më së shumti raste përsëri ka në Shkup edhe atë 36, ku raste aktive ka 1721, pastaj vjen Tetova me 4 raste të reja dhe 326 raste aktive. Në Kumanovë ka vetëm dy raste të reja e gjithsej 241 raste aktive të të infektuarve me Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë bërë 665 teste dhe janë regjistruar 90 raste të reja. Ato janë nga Shkupi 36, Kumanovë 2, Shtip 10, Tetovë 4, Strugë 10, Veles 2, Manastir 2, Ohër 13, Gostivar 1, Krushevë 1, Koçani 2 pacientë, Probishtip 1, Sveti Nikollë 2 dhe Resnje 6 pacientë. Janë shëruar 48 pacientë. Në Shkup 9, Shtip 30, Tetovë 1, Veles 1, në Gostivar dhe 4 pacientë , Strumicë, Koçani dhe Probishtip gjithashtu nga 1 pacient”, tha Venko Filip­çe, ministër i Shëndetësisë.

Për shkak se u mbushën kapacitetet në Klinikën Infektive dhe SPQ “8 Shtatori” në funksion për të pranuat pacientë të infektuar u vendos edhe spitali “Kozle”. Kjo qendër e quajtur Covid2 ka nisë të pranojë pacientë të prekur nga virusi korona. Këtu janë të hospitalizuar tre pacientë. Dy fëmijë të moshës 5 dhe 2 vjeçare si dhe një burrë  i moshës 81 vjeçare. Për TV21 drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët “Kozle” Angellço Andonov, tha se pacientët janë në gjendje të stabile dhe se spitali është i gatshëm te pranojë 60 pacientë, aq sa ka shtretër spitali.

“Në spitalin “Kozle” ndodhen dy pacientë të vegjël, fëmijë të moshës 5 dhe një vjet e gjysmë, të cilët janë me test pozitiv të Covid. Për momentit janë pacientë asimptomatik, me gjendje të mirë shëndetsore. Presim rezultate të caktuara, që shpresoj të jenë me parametra të mirë dhe t’i lëshojmë fëmijët në trajtim shtëpiak dhe karantinë”, tha Angellço Andonov, drejtor i “Kozles”.

Në spitalin Infektiv në Shkup ka 106 pacientë, në spitalin e montuar 11, në SPQ “8 Shtatori” ka të hospitalizuar 132 pacientë. Në Manastir në spital trajtohen 33 pacientë, Shtip 20, Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep gjithsej 76 pacientë pozitiv me Covid-19. Megjithatë Ministri i Shëndetësisë thotë se Spitalet kanë ende kapacitet për të pranuar pacientë me koronavirus dhe se edhe ekipet mjekësore janë të gatshme. Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë deri tani janë paraqitur 5196 raste me Covid-19 dhe kanë vdekur 247 persona.