845 shkelje për mosmbajtje të maskës, 217 persona në izolim

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në gjithë Maqedoninë e Veriut 217 personave u është dhënë vendim për izolim ndërsa 63 kanë firmosur deklaratë për vetëizolim, informojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Zyrtarët policorë gjatë kontrolleve për respektimin e këtyre dy masave, kanë konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar izolimin ose vetëizolimin.

Sa i përket masës për mbajtje të maskës mbrojtëse, nga MPB informojnë se janë regjistruar 845 shkelje.