Sot, pas 81 vitesh nga fillimi i luftës antifashiste që solli lirinë dhe shtetin e Maqedonisë, jemi para një ndarjeje të madhe në shoqëri, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në urimin e tij. Në ceremoninë e djeshme me rastin e shënimit të 11 tetorit me medaljen e meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai i respektoi artistët më të mirë që kultivojnë këngën maqedonase, ndërsa sot vendosi lule për luftëtarët e rënë në përmendoren e Çlirimtarëve të Shkupit përballë Qeverisë.
“11 Tetori dhe lufta antifashiste le të jetë frymëzimi ynë për kapërcimin e ndarjeve dhe pajtimin kombëtar përmes respektit të ndërsjellë. Le të lëmë mënjanë interesat personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët. Të bekuar me mundësinë për të jetuar në liri dhe paqe, në vendin tonë.”- deklaroi Grafike Stevo Pendarovski – President.
Në këtë ditë historike, kur shënohet fillimi i luftës kundër fashizmit, kujtojmë atë brez të liridashësve që nuk hezituan asnjë moment të bashkohen dhe të japin sakrificën e tyre më të çmuar, thuhet në mesazhin e urimit nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi . Nga Kumanova revolucionare, ku së bashku me Prilepin u hodhën të shtënat e para të luftës antifashiste u drejtua Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai tha se sot duhet të vazhdohet rruga e revolucionarëve që ishin në anën e duhur për paqe dhe përparim.
“Zgjedhja e paraardhësve tanë tregon se të jesh në anën e duhur do të thotë të zgjedhësh rrugën e paqes dhe përparimit. Të gjitha vendimet e mëparshme dhe veçanërisht të ardhshme të vendit tonë dhe të Bashkimit Evropian do të tregojnë dhe dëshmojnë se gjuha jonë maqedonase është e njohur dhe e konfirmuar, identiteti ynë kombëtar është i njohur dhe i pranuar dhe se vendi ynë është i barabartë me të gjitha vendet evropiane.”- pohoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, nga Prilepi ka dërguar urime për festën e sotme. E në urimin e sotëm ai nuk la pa kritikuar qeverinë se e ka paraqitur ndryshe historinë.
“Këtu në Prilep filloi lufta për çlirim, e cila sot praktikisht e solli këtë shtet të pavarur, sovran, maqedonas në zemër të Ballkanit. Nuk duhet ta shikojmë ashtu siç na detyron qeveria ta shikojmë, por duhet ta shikojmë ashtu siç është e vërteta. Dhe e vërteta është se gjatë Luftës së Dytë Botërore fashistët bullgarë bënë një krim në territorin e Maqedonisë së sotme dhe populli maqedonas u bashkua dhe e mposhti atë krim.”- tha Hrishtian Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në këtë ditë 81 vjet më parë, në Prilep dhe Kumanovë u ngrit kryengritja popullore, e cila filloi luftën kundër fashizmit nga Lufta e Dytë Botërore.
