Zara Phythian është dënuar me 8 vjet burg për abuzim seksual. Aktorja e “Doctor Strange” doli para gjykatës të hënën pasi abuzoi seksualisht me një vajzë 13-vjeçare së bashku me bashkëshortin e saj, Victor Marke. Phythian u dënua me 8 vite burg ndërsa burri i saj me 14 vite.
Phythian u shpall fajtore për 14 akuza për aktivitet seksual midis viteve 2005 dhe 2008, kur vajza ishte 13 vjeç. Bashkëshorti i saj u shpall fajtor për katër akuza të tjera për sulm seksual kundër një vajze tjetër nga viti 2002 deri në 2003, kur ajo ishte 15 vjeç.
Teksa dha dënimin, gjykatësi tha se çifti kishte planifikuar bashkërisht abuzimin seksual të së miturës. Viktima e parë pretendoi në gjykatë se Phythian i kishte dhënë alkool dhe më pas e kishte detyruar të bënte seks oral me Markes.
