Tetë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 553 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063./21Media
